Çmenduria e Çelsit/ Blutë nuk ndalen, duan të marrin portierin numër tetë

cmenduria e celsit blute nuk ndalen duan te marrin portierin numer tete





































Çelsi do të shtojë një portier të tetë në skuadrën e tyre të parë pasi ra dakord për një tarifë prej 17 milionë paundësh me Genkun për të transferuar Majk Penders.

9cb1a170-563f-11ef-98bb-6546a9332f5f

19-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë në “Stamford Bridge” dhe më pas pritet të kthehet në formë huazimi te klubi belg për sezonin e ardhshëm. Çelsi nënshkroi me Filip Jorgensenin nga Vijareali muajin e kaluar për 20.7 milionë paund dhe ka shtatë portierë të listuar në skuadrën e tyre të parë, duke përfshirë numrin një të sezonit të kaluar, Robert Sançez dhe Kepa Arrizabalaga, i cili është kthyer pas një viti në huazim te Reali i Madridit.

Penders bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në muajin korrik, duke u bërë portieri i tretë më i ri që luan në Ligën Pro Belge.

portieret

Lojtari i kombëtares U-19 të Belgjikës, i gjatë 2 metra, bëhet afrimi i radhës në klubin e Enco Mareskës, që pritet shumë shpejt të zyrtarizojë edhe sulmuesin e Atletikos së Madridit, Samu Omorodion, që pritet të transferohet për 34.5 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →