Sekretar Për Çështjet Ligjore në PD-në e Rithemelimit, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur për marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për normalizimin e jetës parlamentare në vend.
I pyetur se çfarë ka fituar Rithemelimi nga dakordësimi me socialistët, Kaso u shpreh se partia nuk ka fituar asgjë për veten e saj, por ajo mendon se i shërben më mirë interesit të qytetarëve nëse kauzat që ka vendosur përpara konkretizohen.
Ai u shpreh se demokratët kanë garanci se “do të nxjerrin në shesh aferën” me mekanizmin e komisioneve hetimore parlamentare.
“Partia nuk fiton asgjë për veten e saj, partia mendon se i shërben më mirë interesit qytetar nëse kauzat që ka vendosur përpara konkretizohen. PD beson se është më mirë të ngresh komisione parlamentare, sesa të mos i ngresh fare. Ne kemi garanci se aferën do ta nxjerrim në shesh me këtë mekanizëm. Brenda hapësirave të këtij ligji që kemi në fuqi, jo me votat e PD, do e arrijmë. Objektin nuk e prek dot shumica, deputetët e opozitës janë pjesëtarë me të drejta të plota. Ka një kufizim për hetimin që bëhet nga vetë deputetët, dhe që duhet bërë nga ekspertët që miratohen nga vota e komisionit. Kjo megjithatë nuk i pengon deputetët të sjellin fakte në komision”, shpjegoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co