Çalhanoglu, gati për hakmarrjen e Interit! Zikaltërve nuk iu falet hap fals kundër Milanit

calhanoglu gati per hakmarrjen e interit zikalterve nuk iu falet hap fals kunder milanit
calhanoglu gati per hakmarrjen e interit zikalterve nuk iu falet hap fals kunder milanit

Edhe në periudhën më të vështirë dhe me shumë futbollistë të dëmtuar, Simone Inzagi gjithmonë ka thënë se ka zgjedhur formacionin më të mirë për Interin e tij, duke i marrë ndeshjet një nga një.



Dhe ta bëjë me infermierinë thuajse të boshatisur është shumë herë më e lehtë. Në prag të derbit të së dielës ka marrë sinjale shumë pozitive nga lojtarët e tij. Hakan Çalhanoglu, Françesko Açerbi dhe Mehdi Taremi janë stërvitur me të gjithë skuadrën dhe janë të tre të rikuperuar dhe të grumbulluar për duelin kundër kuqezinjve.

ÇALHA, TITULLAR

Skuadra do të stërvitet edhe ditën e sotme, ku trajneri do të largojë çdo dyshim që ka në mendjen e tij në lidhje me formacionin. Sigurisht që turku për momentin është ai që ka shumë shanse për ta nisur nga fillimi. Pavarësisht rritjes konstante që kanë treguar Asllani me Zielinksin, Çalha nuk ka një zëvendësues të mirëfilltë dhe kur ai është në fushën e lojës Interi xhiron më mirë. Sigurisht që është një rrezik që duhet ta marrë përsipër ai bashkë me trajnerin, por sot që flasim është favoriti. Ai do të jetë ekstra i motivuar për t’u hakmarrë ndaj ish-skuadrës së tij. Ndërkohë që Açerbi duket se do ta ketë të vështirë që të luajë si titullar nisur nga fakti që nuk e prek fushën prej nëntorit dhe De Vraj ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Bastoni dhe Pavar do të formojnë treshen e mbrojtjes, ndërsa Dumfris dhe Dimarko nga krahët. Çalha do të ketë Barelën dhe Mkitarianin në repartin e tij, ndërsa në sulm nuk preket dyshja Turam-Lautaro.

HAKMARRJE-

Interi vjen në këtë derbi më i motivuar se kurrë sepse ka humbur 2 të fundit, një në kampionat dhe finalen e Superkupës. Kjo e fundit ishte shokuese sepse nga fitorja 2-0 e panë veten 3- 2 në fund. E dinë shumë mirë që Milani është një rival që mund të hapë punë dhe për më tepër në kampionat nuk falen më hapat e gabuar. Napoli është duke bërë një ecuri të çmendur dhe nuk po ndalet, prandaj Interi e ka për detyrë që të mos gabojë asnjë ndeshje me misionin për të parakaluar Antonio Konten. Arsye që e bëjnë derbin e Madoninës shumë interesant ditën e nesërme në orën 18:00.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →