“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

burrat me blu kerkuan te mbylleshin dyert e salles gazeta zvicerane zbardh teorine per sulmin ne moske agjente sekrete te fsb se
burrat me blu kerkuan te mbylleshin dyert e salles gazeta zvicerane zbardh teorine per sulmin ne moske agjente sekrete te fsb se

Sulmi që tronditi Moskën javën e kaluar dhe që la pas mbi 130 viktima dhe më shumë të plagosur është shoqëruar po ashtu me teori të shumta për të vërtetën që fshihet pas rastit.

Teksa autoritetet në Rusi ende vijojnë hetimet, një degë e IS ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, ndërsa zyrtarë të lartë të Kremlinit kanë drejtuar gishtin nga Ukraina dhe SHBA-të duke i akuzuar se mund të kenë ndikuar në ngjarjen makabër.

Megjithatë gazeta zvicerane Blick është ndalur te një tjetër teori, e cila bazohet te pamjet e siguruara nga momentet e sulmit në sallën e koncerteve Crocus, ku shfaqen disa persona të veshur me xhaketa blu.

Këta të fundit dyshohet se janë agjentë të shërbimit sekret rus FSB (ish-KGB), të cilët sipas teorisë ishin përzierë qëllimisht mes civilëve ndaj të cilëve u hap zjarr.

Kanali opozitar bjellorus Nexta gjithashtu përhapi teorinë duke thënë se katër burra të veshur me xhaketa dhe xhinse blu bënë thirrje që dyert të mbyllen disa sekonda para se të fillonin të shtënat nga agresorët.

Nexta arriti në përfundimin se agjentët e FSB-së përdorin ngjyrën blu për t’u zhdukur pa u zbuluar në turmë, por në të njëjtën kohë të jenë në gjendje të njohin lehtësisht njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →