Bota e “wrestling” është në zi pasi është ndarë nga jeta Rei Misterio Sr. Legjenda e WWE mbylli sytë dje në moshën 66-vjeçare.
Migel Angel Lopez Dias ishte emri i tij i vërtetë, ndërsa bota e njihte si Rei Misterio Sr. Ai e vazhdoi karrierën në një moshë të re, pikërisht në vitin 1976.
Meksikani performoi për herë të fundit në vitin e kaluar. Oskar Gutierrez Rubio, i njohur si Rei Misterio është ai që vazhdoi traditën në WWE.
PANORAMASPORT.AL