
Numri një i stolit të Romës, De Rossi pranoi se Bologna e meritoi fitoren.
“Ndoshta ne ishim më pak në formë se herët e tjera, por Bologna luan mirë, ata lëvizin shumë dhe të bëjnë të dukesh më pak brilant. Urime për ta, që nuk vodhën asgjë. Ndeshja ishte e ekuilibruar, në pjesën e parë ishim më të rrezikshëm, por nuk arritëm të dilnim nga gjendja ku ishim. Kishte pak nervozizëm, nuk mund të lejojmë që një karton i verdhë të na nervozojë sepse nuk e vendos kartoni ndeshjen. Pavarësisht se nuk ia dolëm të merrnim një rezultat të mirë, djemtë performuan deri në fund”-deklaroi De Rossi pas humbjes 1-3.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co