
Një urë e madhe që lidh Manhattanin me Bronx-in është bllokuar përkohësisht në një pozicion të hapur, duke bllokuar trafikun detar derisa u ftoh mekanizmi i urës lëvizëse kanë njoftuar nga Departamenti i Transportit.
“Palëvizshmëria e urës së Avenusë së Tretë po ndodhë si rezultat i nxehtësisë së shkaktuar nga temperaturat e larta gjatë valës së dytë të nxehtit të verës që ka kapluar gjithë qytetin”, u tha nga FDNY
Punonjësit po spërkatin urën me ujë në një përpjekje për ta ftohur atë, në mënyrë që të rihapet dhe të mundësohet hapja e trafikut detar.
Kjo ndodhi pas disa tentativave, kurse video të ndryshme të postuar në platformën X shfaqin urën që kishte ngecur dhe nuk lëvizte, duke bllokuar kalimin e anijeve përmes saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co