
Barcelona afroi Wojciech Szczesny në skuadër në formë emergjence, pas dëmtimit të Ter Stegen. Një nga arsyet se përse portieri zgjodhi të rikthehej në futboll pas pensionimit ishte bashkëkombasi i tij, Lewandowski, i cili e bindi për firmën.
Lewandowski, u shpreh i bindur se Szczesny do të bëjë mirë.
“Para se të largohej nga Juventusi dhe të pensionohej, ai më tha se do të vazhdonte të luante vetëm nëse Barcelona e thërriste atë. Gjatë kësaj periudhe në të cilën pushoi, ai gjeti freski, e do t’i mjaftojnë vetëm dy javë stërvitje që të rikthehet në formë. Është i qetë. Jam i sigurt se ai do të japë një kontribut të madh për ekipin” – sulmuesi i katalansve, Lewa.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co