
Athletico Bilbao ka triumfuar 3-2 ndaj Gironas, në përballjen e La Liga. Vendasit e Bilbaos e filluan takimin me “marshin e pestë”, teksa realizuan me Berenguer, që në minutën e dytë. Të besuarit e Funez Salva dominuan që mbajtjen e topit në fraksionin e parë, por pa mundur dot të vendosin ekuilibrat.
Ukrainasi Viktor Tsygankov dërgoi shifrat në 1-1, menjëherë sapo filloi pjesa e dytë. Me kalimin e minutave, ndeshja sa erdhi e u bë edhe më interesante. Alex Berenguer kompletoi dopietën në të 56-tën, duke ndezur festën në shkallët e Estadio San Mamés (Bilbao).
Sulmuesi Inaki Williams, me eksperiencën e tij, vulosi një herë e mirë fatin e takimit në të mirë të Athletico Bilbaos, pas golit të shënuar në të 60-tën. Garcia ngushtoi shifrat në të 75-tën, me Gironan që s’bëri dot më shumë se kaq dhe doli nga ndeshja pa pikë. Bilbao renditet në vendin e pestë me 49 pikë. Girona është në vendin e dytë me 56 pikë, 6 pikë më pak se Reali kryesues.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co