
Adrian Bajrami është bashkuar te Benfika në sezonin 2018/2019. Që nga ajo kohë, mbrojtësi shqiptar ka qenë pjesë e portugezëve duke dhënë kontributin e tij me ekipin e të rinjëve. Ndërkohë sa i përket ekipit të parë, Bajrami është grumbulluar në këtë sezon dhe për momentin qëndron i katërti në hierarki.
Megjithatë te Befika i besojnë shumë shqiptarit dhe në të ardhmen 22-vjeçari do të projektohet si titullar, veçanërisht pas largimit që do të ketë për Otamendin në fundin e sezonit. Kontrata e Bajramit skadonte në vitin 2026, por Benfika ka njoftuar së fundmi se Bajrami ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news