
Karim Benzema ka kaluar shumë vite në skuadrën e Real Madrid. Sulmuesi francez, është rikthyer të flasë, edhe një herë për Los Blancos.
“Reali i Madridit është gjithmonë ekipi më i fortë në botë. Edhe në sezonin e fundit ata treguan forcën e tyre. Dominuan dhe u shpërblyen me fitimin e kampionatit dhe Championsit. Shoh vërdallë dhe nuk arrij të gjej ndonjë ekip që mund të bëjë më mirë se Reali. Ata kanë gjithçka që u duhet: futbollistë, trajner dhe president.
“Lojtarët vijnë e shkojnë, gjithmonë është kështu. Kishte ardhur edhe momenti im të largohesha nga Reali. Sigurisht që kur kthej kokën pas ndiej vetëm gëzim e lumturi.
Mbappe? Gjithmonë kam menduar se herët apo vonë ai do të luante me Realin”, – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co