
Karim Benzema ka dhënë një përgjigje befasuese kur është pyetur nëse e konsideron ish-shokun e tij te Reali i Madridit, Kristiano Ronaldon, si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.
Disa ditë më parë, “CR7” deklaronte:
“Unë mendoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Ky është mendimi im. Mesi, Pele ose Maradona, kjo është një gjë e mirë për të thënë. Por unë jam më i kompletuari”. Megjithatë, Benzema nuk ndan të njëjtin mendim.
“Çdokush mund të thotë çfarë të dojë, nëse mendon se është më i miri në histori. Për mua ka shumë. Për mua është Ronaldo, ai nga Brazili. Por Kristiano është ai që është dhe nuk më pëlqen të bëj krahasime mes lojtarëve, sepse secili ka historinë e tij. Ai është shumë i mirë”, tha ai për “TNT Brazil”.
PANORAMASPORT.AL