
Një biznesmen në Gaza ka përshkruar frikën që ndjeu teksa forcat izraelite goditën Rafahun.
Emad, baba i gjashtë fëmijëve, tha se ajo ishte “nata më e keqe” që kur mbërriti në Rafah muajin e kaluar.
“Vdekja ishte aq afër. Predha dhe raketa ranë 200 metra larg kampit tonë”, tha ai.
Emad deklaroi se operacioni ishte një sulm i befasishëm tokësor, ndërsa i bëri thirrje botës të veprojë lidhur me veprimet e Izraelit në Gaza.
“Unë dhe familja ime kemi bërë lutjet tona të fundit. E gjithë bota dënoi planet e Izraelit për të pushtuar Rafahun. Ata po shkatërrojnë qytetin para se ta pushtojnë atë. Çfarë po bën bota tani? Vetëm po shqetësohet”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co