
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është deklaruar në lidhje me mungesën e veprimeve të BE mbi sulmin në Banjskë shtatorin e 2023.
Ai u shpreh se nuk mund të ndërmerret asgjë derisa të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës.
“Hetimi duhet të përfundohet nga autoritetet e Kosovës. Kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë në krye të hetimit dhe të sigurojnë ose të ndajnë gjetjet e plota të hetimit dhe kjo s’ka ndodhur ende, prandaj nuk mund të procedojmë pa e pasë rezultatin e hetimeve”, tha ai.
Stano tha se menjëherë pas sulmit e kanë bërë të qartë atë se çfarë BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia kur është në pyetje për “pjesëmarrjen e mundshme apo mbështetjen nga ana e Serbisë për këtë sulm të tmerrshëm”.
“Kjo është ose duhet të jetë subjekt i investimeve dhe të gjeturat, shpresojmë, të kenë në raportin final të hetimeve, që ende nuk është përfunduar akoma ose nuk është ndarë me ne së paku”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co