Tekniku i Laçit, Armando Cungu analizoi barazimin 1-1 me Partizanin.
“Inferioriteti numerik i Partizanit na krijoj probleme. Kur ishim të dy me nga 11 lojtarë ishim më mirë. Kur dolën ata me të kuq menduam se u fitua ndeshja, dhe është diçka e gabuar dhe më pas ata shënuan gol. Ne e kërkuam golin dhe e gjetëm. Edhe ajo penallti, është hera e dytë si në ndeshjen me Egnatian. Duhet pak më seriozitet nga lojtarët që marrin përsipër të shkojnë te topi. Do provojmë t’i besojmë dikujt tjetër. Unë mendoj se është shumë e vështirë deri në fund të sezonit. Por duhet të kuptojmë që ka një moshë të re.
“Shpeshherë lojtarët që janë në inferioritet numerik i detyron ato që të shtrëngojn rripat. Duhet të kishim qarkullim topi më të shpejtë dhe diçka të tillë ne nuk e bëmë. Se di pse deri në atë minutë ishim mirë, por më pas i futëm një marsh pas në momentin kur Cara mori karton të kuq.
E caktuat në moment të gjuante penalltinë Ujka?
“Ka qenë vendosur më para, pasi ai ka gjuajtur sistematikisht penalltitë. Një lojtar që ka kualitet me topin ka pasim të mirë… në të gjithë ekipet e botës këta janë ata që godasin penalltitë. Duhet të ishim më të përqendruar te gjuajtja e penalltisë. Nëse ka fajtorë, mendoj se jam unë.”
14 barazime, s’janë të gjitha të tuat. Çfarë i mungon Laçit?
“Rezultatet kanë ndikuar në psikologji. Sot luajtëm më mirë se Partizani. 14 barazime është pak agoni e gjatë, por shpresojmë të na vijë shpejt fitorja edhe pse kanë mbetur pak javë.”
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co