Barazim me gola, Cagliari ndal Interin

barazim me gola cagliari ndal interin
barazim me gola cagliari ndal interin

Interi është ndalur në barazim 2-2 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në Milano. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Thuram, në minutën e 12-të. Mysafirët nga Sardegna u futën në lojë me golin e Shomurodov në fillimin e pjesës së dytë, por festa zgjati pak, pasi Calhanoglu riktheu qetësinë për vendasit. Goli i Violas në minutat e fundit vulosi shifrat përfundimtare në 2-2.

Ky barazim nuk përbën problem për Interin, që mbetet shumë e shkëputur në krye të klasifikimit. Në krahun tjetër, pikë shprese për mbijetesën e Cagliarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →