
Belgjika është kualifikuar për në fazën tjetër, teksa barazoi pa gola ndaj Ukrainës. Në pjesën e parë, ekipi i Tedescos mori me qetësi ndeshjen, duke mos rrezikuar portën e kundërshtarit. Për t’u theksuar një rast i Lukakut, i cili gaboi i vetëm me portierin.
Në pjesën e dytë, belgët shtuan presionin dhe iu afruan disa herë golit, pa rezultat. Në krahun tjetër, kundërsulmet e skuadrës së Rebrov shkaktuan jo pak “drithërima”. Me këtë rezultat, Belgjika kualifikohet me 4 pikë si vend i dytë, ndërsa Ukraina edhe pse ka 4 pikë, e mbyll këtu rrugëtimin për shkak të golavarazhit.
Rumania dhe Slovakia barazuan 1-1. Me këtë rezultat, rumunët kalojnë me 4 pikë si vend i parë, ndërsa sllovakët avancojnë me po kaq pikë në vendin e 3-të.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co