
Pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Eglantin Proga, nga autori i dyshuar Denis Meçe 29 vjeç, flasin të njohurit e të ndjerit në vendin ku ai punonte.
Ata u shprehën se viktima ishte tip i qetë dhe nuk ka patur kurrë konflikte as me ta dhe as me njerëz të tjerë.
“Egli ishte njeri shumë i qetë, fjalë pak. Bënim ndonjë muhabet, por ishte shumë i qetë. Nuk kishte konflikte me asnjë person. Madje dhe ditën që ndodhi ngjarja e përshëndeta. Për vdekjen e tij e mora vesh ditën tjetër. Më ka ardhur shumë keq.”, tha një prej zonjave të bizneseve pranë lokalit që kishte viktima bashkë me babain e tij.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co