
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se vendi i tij mund të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Armeninë përpara konferencës COP29 që do të organizohet nga Baku në nëntor.
“Arritja e marrëveshjes, të paktën mbi parimet themelore të paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë përpara COP29 duket mjaft realiste,” tha Aliyev në një konferencë në Baku.
Sipas liderit azer, është duke u shqyrtuar edhe opsioni i koordinimit të një marrëveshjeje bazë.
“Dhe më vonë, ne mund të shpenzojmë kohën për finalizimin e propozimeve,” shtoi ai ndërsa inkurajoi të dy ish republikat sovjetike të “punojnë me zemër” drejt këtij qëllimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co