Atalanta reagon me goleadë pas eleminimit në Champions, Berat Gjimshiti jep asist

atalanta reagon me goleade pas eleminimit ne champions berat gjimshiti jep asist
atalanta reagon me goleade pas eleminimit ne champions berat gjimshiti jep asist

Atalanta është kthyer e furishme në Serinë A pas eleminimit të papritur në Ligën e Kampionëve. Bergamaskët kanë reaguar me goleadë në transfertën e sotme kundër Empolit. Zikaltrit kanë marrë një fitore të pastër 0-5. Giasi e dërgoi topin në rrjetën e gabuar, duke i dhënë epërsinë ekipit të Gasperinit në minutën e 27. Vetëm 7 minuta më vonë Berat Gjimshiti dha një asist me kokë për Reteguin, i cili dyfishoi rezultatin.

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Lukmani, i cili realizoi dopietë me golat në minutën e 43-të dhe të 55-të. Ndërkohë ishte Xapakosta ai që vulosi përfundimisht rezultatin në 0-5 në minutën e 74-t të takimit. Me këtë fitore Atalanta shkon vetëm 3 pikë larg Interit kryesues./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →