
Deputeti Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ky është në vazhdën e arrestimeve të zyrtarëve të cilët Rama i përdor dhe më pas sipas tij “i flak”.
Vasili ka shtuar gjithashtu se po arrestohen këto zyrtarë, ndërsa ai i cili sipas tij konsiderohet si “kryefaktori” nuk vihet para përgjegjësisë nga SPAK.
Postimi i plotë:
Vazhdon telenovela e shpifur e arrestimit te limonave te shtrydhur te Rames, per te mbrojtur Ramen!
Rama i perdor e i shperdor dhe pastaj kur nuk i duhen më i jep urdher SPAK-ut ti marre.
Vazhdojne Kryetaret e Bashkise limona te shtrydhur te Edi Rames qe te shkojne ne burg pasi kane firmosur cfare u ka kerkuar Rama per interesat e tij dhe te prestanomeve perqark tij.
A ka njeri ti numeroje sa jane bere nga keta qindra rilindas batakçinj e grabitqare me pushtet qe shkojne burgjeve e nderkohe Rama kryefajtori rri ne akoma ne zyre.
Ndersa Edi Ramen qe firmos, gatuan dhe perdor kete pleh gjigand korrupsioni, SPAK-u nuk guxon ta vere perpara pergjegjesise penale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co