Gazetarja Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj tha se SPAK mori miratimin në GJKKO për 7 masa sigurie, nga të cilët dy janë në arrest shtëpie dhe dy detyrim paraqitje, ndërsa 3 të tjerë në arrest me burg.
Lala tha se gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesat e personave, janë gjetur 7 mln lekë (të vjetra) dhe 47 mijë euro, sikundër janë sekuestruar konpjutera apo telefona që mund t’i shërbejnë hetimit.
Lala tha se arrestimet kanë të bëjnë me hetimet e SPAK mbi fondet e “SASPAK”.
[embedded content]
Gazetarja tha se në rastin konkret janë ngritur akuzat që kanë të bëjnë me korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe po hetohet për dyshimet e mundshme për pastrim parash, por për këtë të fundit nuk kemi ende një akuzë të ngritur.
[embedded content]
Ajo tha se prokuroria ka kryer hetime proaktive. Lala tha se një nga njerëzit më të ngushtë të Beqajt, Ermal Kurtulaj shkonte në SPAK me makinën e këtij të fundit. “Përse një ish-ministër apo ish-deputet, përdorte makinën e dikujt tjetër?
Ermal Kurtulaj pasi kishte bërë një fatyrë fiktive për një biznes ‘X’, shkon në zonën e Tiranës së Re dhe merr një zarf me para.
[embedded content]
Të shkosh te abuzimi me fondet e ndërkombëtarëve kalon çdo imagjinatë. Më 28 dhjetor 2023, SPAK ushtroi kontroll në disa banesa përfshi edhe atë të Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj, shoferit të tij, një kompanie farmaceutike.
Gjatë këtyre kontrolleve u gjetën faturat, u hetua dhe çfarë doli: Ilir Beqaj urdhëronte 8 tendera, në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, që ishte koordinator i projektit, dhe fituesit ishin të paracaktuar. Fondet ishin të BE-së”, tha Lala.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co