“’Arena e Demave’ është në 10 stadiumet më të mira në Ballkan”, Duka: Derbi? Lojë e policisë për të hequr përgjegjësinë nga vetja, dha argument absurd

arena e demave eshte ne 10 stadiumet me te mira ne ballkan duka derbi loje e policise per te hequr pergjegjesine nga vetja dha argument absurd
arena e demave eshte ne 10 stadiumet me te mira ne ballkan duka derbi loje e policise per te hequr pergjegjesine nga vetja dha argument absurd

Ndeshja derbi Partizani-Tirana shkaktoi debate të shumta për sa i përket organizimit të saj. Armand Duka ka sqaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se justifikimi i policisë për mosmarrjen përsipër të sigurisë në këtë sfidë ishte i pavend. Ai ka zbuluar se argumenti i përdorur ishte fakti se kapaciteti i stadiumit është më i vogël se kërkesat e tifozëve. Për të hedhur poshtë këtë argument, duka ka përdorur krahasimin me ndeshjet e Kombëtares, kur kërkesat kapin shifrën 300 mijë, ndërsa kapaciteti i stadiumit është vetëm 25 mijë ulëse. Sipas kreut të FSHF-së, e gjitha kjo shërben si një lojë e policisë për të shmangur përgjegjësinë nga vetja.

“Nëse do të shohësh shkresën e policisë për organizimin e derbit në “Arenën e Demave”, që është një stadium simpatik. Nëse do ta rendisni në gjendjen e stadiumeve në rajonin e Balljanit, nëse nuk është në 5 më të mirët, në 10 më të mirët është. Dhe të thuash që nuk marrim përsipër të zhvillojmë një ndeshje futbolli në këtë stadim. Nëse i lexoni argumentat, thonë se kapaciteti i stadiumit është më i vogël se kërkesat e tifozëve. Tani kur luan Kombëtarja ne kemi 300 mijë kërkesa dhe në stadium hyjnë 25 mijë njerëz. Çfarë do të thojë policia, që të mos ta bëjmë në “Arenën Kombëtare”. Ku të shkojmë, në Hënë? Ne kemi luajtur futboll në vitin 1991, kur Shqipëria ishte ashtu siç ishte. Ne kemi luajtur futboll në vitin 1997. Në 2025-n, 90% e stadiumeve në Shqipëri kanë shkresa nga policia që janë të papërshtatshëm dhe nuk marrin përsipër sigurinë. Kjo është një lloj loje që mendojnë se e hoqën nga vetja.

Ai stadium në fakt është shumë i mirë. Kur policia arriti në stadium gjithçka ishte perfekte. Domethënë që e bëjnë kur duan ta bëjnë. Le ta shohin sportivisht sportin. Ne nuk marrim urdhëra nga policia për të organizuar ndeshje. Policia ka për detyrë të ruajë rendin publik në çdo lloj aktiviteti. Nëse nuk do ta ruajë, le të mos e ruajë. Ai është një nga stadiumet më të mirë në rajon. Nuk mund të thojë policia që kapaciteti është më i vogël se kërkesat. Më duket pak absurd. Edhe sot erdhi një shkresë nga policia që nuk merr përsipër organizmin e ndeshjes Delvina-Orikumi. Rreth 90% të shkresave nga policia janë të tilla. E bëjnë që edhe ndodh diçka, thonë që ne jua thamë”, është shprehur Armand Duka./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →