Analiza e humbjeve të Barcelonës/ Skuadra e Flik ka një problem… “personal”

analiza e humbjeve te barcelones skuadra e flik ka nje problem personal

“Unë në veçanti e pranoj këtë disfatë. Në fund humba një gol dhe mendoj se pak a shumë pesë minuta më vonë arritën barazimin. Dhe më pas humba një pasim që shkaktoi golin e tyre të dytë. Unë e konsideroj humbjen në përgjegjësinë time. Jeta është e tillë”, u shpreh Rafinja, qartë, me sinqeritet dhe autokritikë.



analiza e humbjeve te barcelones skuadra e flik ka nje problem personal

Ai nuk është i vetmi lojtar që pranon gabimet e tij, i vetëdijshëm se veprimet e tij kanë qenë kyçe në humbjen e pikëve.

“Kam bërë një gabim të trashë, i cili nuk mund të ndodhë. Ndjej zhgënjim, veçanërisht me veten time” komentoi Zhyl Kunde pas barazimit 2-2 në “Balaidos” kundër Seltës.

“Së pari dua t’i kërkoj falje si ekipit ashtu edhe tifozëve, ato janë vendime që merren në milisekonda dhe është e qartë se vendimi i sotëm nuk ishte i saktë”, pranoi gjithashtu Kasado pas ndeshjes në Vigo. Futbollistët supozojnë se nuk po ofrojnë versionin e tyre më të mirë, situatë kjo e përkeqësuar në dy muajt e fundit dhe skuadra vuan me pasoja.

Erik Garsia u përjashtua kundër Monakos në Champions minutat e para dhe Barça përfundoi duke humbur (2-1); Serxhi Domingez shkaktoi një penallti në Pamplona, me Barçën që u mund 2-4; Kasado la ekipin me një lojtar më pak ndaj Selta Vigos në minutën e 82-të dhe në minutën e 86-të Hugo Alvarez barazoi shifrat 2-2; Frenki de Jong shkaktoi një penallti ndaj Betisit, që çoi në barazimin 1-1 (rezultati përfundimtar ishte 2-2; Levandovski ka humbur shënjestrën në tre ndeshjet e fundit, kundër Las Palmas, Legans dhe Atletikos dhe të tria përfunduan me disfatë për Barçën. Barcelona nuk po punon mirë në nivel kolektiv, sidomos javët e fundit, në shumë drejtime: shkëputje ndërmjet linjave; mungesë ritmi, intensiteti dhe përqendrimi; relaksimi në mbrojtje; mungesa e shënjestrës…), por edhe problemet individuale po bien në sy dhe duke peshuar.

“Nuk dua të flas për askënd në veçanti, ne kemi qenë në gjendje të luajmë më mirë si skuadër”, tha Flik pas ndeshjes kundër Las Palmas, e cila përfundoi me humbje. Trajneri, i cili ia faturon gabimet edhe përbërjes shumë të re të ekipit, ka pranuar edhe gabimet e veta personale ndaj Atletikos së Madridit.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →