Amnistia penale/ 55 të burgosur në Drenovë lënë qelitë, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

amnistia penale 55 te burgosur ne drenove lene qelite 73 te tjere perfitojne ulje denimi
amnistia penale 55 te burgosur ne drenove lene qelite 73 te tjere perfitojne ulje denimi

55 të burgosur në IEVP Drenovë do të lënë sot qelitë e burgut dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas informacioneve, nga amnistia kanë përfituar të burgosurit burra, të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit, por edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç.

Ndërkohë 73 të burgosur do të përfitojnë nga ulja e dënimit, e cila për të burgosurit burra është 1.5 vite.

Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë, ndërsa 55 prej tyre lirohen ditën e sotme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →