Zvonimir Boban, legjenda kroate e futbollit, një ditë më parë tronditi UEFA-n duke dhënë dorëheqjen e tij si drejtor teknik i këtij institucioni. Më shumë se sa ky akt, ajo që bëri buje ishte deklarata e Boban që akuzoi Ceferin se ky i fundit mendon vetëm për interesat personal, për këtë arsye kërkon të ndryshojë statusin në mënyrë që të kandidojë për herë të katërt në krye të UEFA-s. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ceferin në një intervistë për La Repubblica:

“Ai nuk meriton as komentin tim. Ata që më njohin mua dhe atë dalin vetë në përfundim. Kongresi nuk është vetëm një individ, por është autoriteti i shumicës, vetëm ata do të vendosin për ndryshime. A do të rikandidojë në 2027? Këtë do ta them kur të vijë momenti”, shtoi Ceferin duke u ndalur më pas te projekti i Superligës dhe fakti që Gjykata Evropiane i dha të drejtë atyre:

“Superliga është kundër çdo logjike të futbollit, asnjë nuk e dëshiron. Deklaratat e presidentit të La Liga-s, Javier Tebas? Ai është një David Copperfield, një iluzionist i fjalëve”, përfundoi Ceferin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co