Një efektiv i policisë rrugore ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (7 korrik) në rrugën Korçë-Pogradec, në fshatin Çerave, ku një “Mitsubishi” është përplasur me një makinë policie.

Për pasojë i plagosur ka mbetur punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale M.K., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë me drejtuesin e Mitsubishit, shtetasit R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.
Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co