Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, ka humbur jetën shoferi i një prej mjeteve, 72-vjeçari Nezir Salla.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri në mjetin tjetër, G.B. Ky i fundit ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga 62-vjeçari G.S. Shtetasi G.S është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve proceduriale.
“Elbasan/Informacion paraprak
Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.
Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co