Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Në këtë aksident janë përfshirë tre makina. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
“Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Aksidenti ka ndodhur në krye të Qafë Plloçës ndërsa në të janë përfshirë 3 mjete.
Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz, por ka dëme të shumta materiale.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovrës së gabuar”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co