Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë tubimit të mbështetësve pranë banesës së tij intervistën e dhënë nga ish-ministri Arben Ahmetaj mbrëmë.
Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistët mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeministri Edi Rama.
“Në intervistë mbrëmë, ish-zëvendësi i Ramës tronditi anë e kënd PS-në. Tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të Sali Berishës se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtës të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.
Mbrëmë patëm rastin të dëgjojmë nga goja e një socialisti i cili ka qenë objekt sulmesh të merituara nga Sali Berisha në gjithë karrierën e tij, Arben Ahmetaj. Megjithatë Ahmetaj mbrëmë nuk tha të vërtetën juve, se e keni dëgjuar atë me dhjetëra herë. Iu tha të vërtetën socialistëve, të cilëve se afera e djegësave”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co