Shërbimi Sekret po heton një raport që thotë se një agjente la pozicionin e saj në një prej takimeve të ish-Presidentit Donald Trump.
Shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, tha se “të gjithë punonjësit e Shërbimit Sekret të SHBA-së mbahen sipas standardeve më të larta. Ndërsa nuk pati asnjë ndikim në ngjarjen e Karolinës së Veriut, specifikat e këtij incidenti po shqyrtohen duke qenë se kjo është një çështje personeli, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej”.
Reagimet vijnë pasi korrespondentja e RealClearPolitics, Susan Crabtree tha se një agjente femër e Shërbimit Sekret braktisi pozicionin e saj në mitingun e fushatës së ish-presidentit Donald Trump, “për të ushqyer me gji fëmijën e saj”. Por agjentja, sipas raportimeve nuk kishte marrë leje, apo kishte njoftuar kolegët.
Nga raportimet, agjentja ishte duke ushqyer me gji fëmijën e saj në një dhomë që supozohet të ishte veçuar për punë të rëndësishme zyrtare të Shërbimit Sekret, pra një emergjencë e mundshme që lidhet me presidentin.”
Crabtree vuri në dukje se një agjent i Shërbimit Sekret në detyrë nuk lejohet të sjellë fëmijët në një detyrë mbrojtëse. Ajo tha se burimet i thanë asaj se agjentja, e cili ishte nga zyra e terrenit në Atlanta, shoqërohej nga dy anëtarë të tjerë të familjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co