Kilië Mbape sigurisht që vjen te Reali i Madridit si titullari i ardhshëm i sulmit, i sigurt për të luajtur në një repart ofensiv me Viniciusin, një dyshe që vetëm kur e imagjinon në letër për shpejtësinë që kanë, aftësinë dribluese dhe saktësinë e paparashikueshmërinë goditëse, trembin që tani Europën.
Në të njëjtën kohë do të mbërrijë edhe braziliani Endrik nga Palmeiras, me 17-vjeçarin që gjithashtu është një sulmues, por mund të luajë edhe si fantazist pas dy pykave. Dhe pyetja që shtrohet është si do të luajë Reali sezonin e ardhshëm?
Me 4-3-1-2 e këtij sezoni, Mbape e Vinicius do të mund të mbështeteshin sërish nga Bellingam pas shpatullave. Ose ky i fundit i hap vendin Endrikut (ose edhe Rodrigos nëse qëndron) dhe Bellingam merr pozicionin e lënë bosh nga Toni Kros.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co