
Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza ka mbyllur javën e 11-të me sfidën e fundit të luajtur në kompleksin “Skënder Halili” mes Tiranës dhe Laçit. Ky takim u fitua nga vajzat bardheblu me rezultatin 6-0.
Të shtunën u zhvilluan edhe katër ndeshjet e tjera të javës së 11-të. Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Teutës, në një takim të dominuar plotësisht nga shkodranet.
Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat pozitiv pasi mundi Lushnjen 4-0. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për vajzat e Kinostudios.
Në sfidat e tjera, Partizani mundi Gramshin 9-1, ndërsa Apolonia mposhti Skënderbeun me rezultatin e thellë 16-0.
Rezultatet e javës së 11-të:
Gramshi – Partizani 1-9
Skënderbeu – Apolonia 0-16
Teuta – Vllaznia 0-8
Kinostudio-Lushnja 4-0
Tirana – Laçi 6-0
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co