
Dhurata Çupi, deputete e PD-së, tha se kjo parti ka kryetar Sali Berishën dhe në dijeninë e saj nuk ka asnjë garë të hapur për të zgjedhur kryetar të ri.
Çupi u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje të brendshme në PD për postin e kryetarit përpara zgjedhjeve të 2025-ës.
E pyetur lidhur me mundësinë që drejtimin e kësaj partie ta marrë Argita Malltezi apo emra të tjera, Çupi tha se PD sot e ka kryetarin, është Sali Berisha, dhe nuk mendoj se do të kemi zgjedhje përpara 2025-ës. “Sot nuk kemi shpallur zgjedhje për Kryetar të PD-së, sot kemi kryetar Sali Berishën.
[embedded content]
Kur të hapet gara mund të kandidojnë shumë emra, PD nuk funksionon mbi bazën e thashethemeve, dhe si anëtare e Kryesisë së PD-së mund t’ju them se nuk kemi vend të lirë për postin e Kryetarit të partisë”, tha Çupi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co