Moment i artë në karrierë, Mirlind Daku shpallet sportisti më i mirë i Republikës së Tatarstanit

moment i arte ne karriere mirlind daku shpallet sportisti me i mire i republikes se tatarstanit

Mirlind Daku po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shpallur sportisti i vitit në Republikën e Tatarstanit në Rusi. 



moment i arte ne karriere mirlind daku shpallet sportisti me i mire i republikes se tatarstanit

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Rubin Kazani përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

”Sulmuesi ynë, i cili u bë një nga golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit rus, dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, është shpallur sportisti i vitit 2024 në Republikën e Tatarstanit nga Business Online”, shkruan klubi i Rubin Kazanit.

 

Daku në këtë sezon të garave ka nëntë gola e katër asistime në Superligën e Rusisë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →