Pas mbylljes së Ligës së Kombeve, për Silvinjon do të ketë pak qetësi. Por ashtu si pas mbylljes së Europianit, emri i trajnerit të Shqipërisë po qarkullon në merkato. Media prestigjoze britanike, Daily Mirror, raporton se Silvinjos është mes të preferuarëve të Beckham.
Klubi i këtij të fundit, Inter Miami, ka vendosur që të mbyll bashkëpunimin me trajnerin Tata Martino. Pas disa rezultateve negative, Tata Martino ka thënë se do të largohet nga klubi për “arsye personale”. Këtë javë pritet që nëpërmjet një konference, të zyrtarizohet gjithçka sa i përket lërgimit të Martinos.
Beckham i është futur menjëherë punës dhe po diskutohet me kryesinë e klubit sa i përket emrit të trajneri të ri. Media britanike prestigjoze, Daily Mirror, thekson se trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, është mes të preferuarëve të Beckham. Gjithashtu theksohet se nuk ka nisur ende një tratativë zyrtare mes palëve.
Por konkurrenca për Silvinjon do të jetë shumë e fortë pasi emrat që po diskutohen janë shumë të njohur në Europë. Flitet për trajnerin Xavi, i cili për momentin ndodhet në vendin e parë si trajneri më favorit për të marrë drejtimin e Inter Miami. Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet, tre emrat që e pasojnë Xavin janë Silvinjo, Lampard dhe Erik Ten Hag.
Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë historia, por duket se Shqipëria i ka dhënë një dorë të madhe trajnerit brazilian i cili tani po përflitet mes emrave të trajnerëve më të njohur në Europë. Trajneri mbetet ende në kontratë me Kombëtaren dhe teorikisht do të jetë me kuqezinjtë dhe do të tentojë për kualifikimin në Botëror, por një thirrje për të stërvitur Lionel Messin, Luis Suarez dhe Busquets, mund të ndryshojë gjithçka. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news