Koha e pritjes ka mbaruar, Armando Broja do të rikthehet në fushën e blertë. Gjatë pushimit të Kombëtareve, Broja ka përparuar në stërvitje dhe tani po stërvitet me grupin e plot.
E sigurt është se sulmuesi shqiptar brenda 5 ditësh do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij. Por nuk dihet ende nëse Broja do të grumbullohet menjëherë për ndeshjen e Everton kundër Brentford që luhet të shtunën apo do të luajë fillimisht me Evertonin U-21 që zbret në fushë të hënën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news