Sulmuesin e Ukrainës nuk e tremb “Arena Kombëtare”: Mund të bëjë diferencën, por luajmë çdo javë në stadiumet më të mira në Europë

sulmuesin e ukraines nuk e tremb arena kombetare mund te beje diferencen por luajme cdo jave ne stadiumet me te mira ne europe

Roman Jaremçuk pritet të jetë një nga emrat më të rëndësishëm në sulmin e Ukrainës në ndeshjen e nesërme përballë Shqipërisë në ”Arenën Kombëtare”. 



asdsadsaadsdasads

Futbollisti i cili ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit europian me klube si Benfika e Valencia, në konferencë për mediat ka folur edhe për atmosferën në “Arenën Kombëtare”, ku pritet që tribunat të jenë thuajse të mbushura plotësisht.

sulmuesin e ukraines nuk e tremb arena kombetare mund te beje diferencen por luajme cdo jave ne stadiumet me te mira ne europe

Ai ka shpjeguar se trysnia ekziston dhe se shpesh atmosfera në stadium bënte diferencën në ndeshje, por Jaremçuk ka insistuar se askush në radhët e Ukrainës nuk i trembet një stadiumi, sado i zjarrtë të jetë ai.

“Ne ndjejmë trysni, por është pjesë e futbollit, ndaj çdo ndeshje është përgjithmonë trysni. Sidomos kur luan në klube të mëdha ku çdo ndeshje janë 3 pikë. Lojtarët tanë, 10-15 prej tyre luajnë në skuadrat më të mëdha dhe çdo fundjavë luajnë në stadiume plot, më të mirat në Europë. Nuk besoj se do të jetë problem, jam i bindur që atmosfera nesër mund të bëjë diferencën, por shpresoj që të jemi të fokusuar te ndeshja”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →