E gjithë familja e Mauro Ikardit kundër Vanda Narës. Pas mesazhit të motrës Ivana, vjen edhe ai i Guidos, vëllait të vogël të futbollistit argjentinas.
Një postim i ashpër, në të cilin Vanda sulmohet publikisht nga vëllai i Ikardit, që e ka konsideruar Vandën si një qenie të neveritshme.
“Sot është një ditë për ta festuar faktin që ajo qenie njerëzore e neveritshme, më në fund largohet nga familja jonë. Tani është problemi i dikujt tjetër. Ajo shkatërroi një familje dhe na trajtoi si njerëz të uritur, donte të mundonte motrën time, donte të manipulonte nënën time, të na përqeshte.
Njerëzit duhet ta dinë këtë gjë. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë aty kur vëllai të ketë nevojë për ne. Unë e mbështes fort atë” – shkroi Guido Ikardi në “Instagram”.