SOT, 20:45/ Shqipëri, edhe një herë si një vit më parë kundër Çekisë!

sot 2045 shqiperi edhe nje here si nje vit me pare kunder cekise
sot 2045 shqiperi edhe nje here si nje vit me pare kunder cekise

E shkuara dhe e ardhmja. Sot në mbrëmje, përpara se të përplasen “brirët” me Çekët që dallohen për fizik, katër kuqezinj do t’i japin lamtumirën zyrtare Kombëtares.



Dikur apo edhe së fundmi pjesë të rëndësishme të skuadrës, Odise Roshi, Bekim Balaj, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula do të nderohen me një ceremoni zyrtare, ndryshe nga Sokol Cikalleshi i cili nuk ka “përfituar” këtë herë. Megjithatë, për tu kthyer te fatet e ndeshjes, kujtimet që vijnë kur çekët zbarkojnë në Tiranë, janë ato të 12 tetorit 2023, kur Jasir Asani tundte rrjetën nga distanca me një supergol dhe Taulant Seferi shënonte dopietën e parë dhe të vetme deri tani me ekipin përfaqësues dhe hipotekonim kualifikimin në Europian.

E njëjta gjë na duhet edhe sot, një fitore që mund të shkojë si dhuratë për ditëlindjen e 28-ë të Seferit që dallon nga flokët biond, por gjithashtu mund të jetë edhe një dhuratë për të gjithë tifozët shqiptarë, jo vetëm ata që do të jenë në stadium, po për të gjithë mbështetësit e Kombëtares në të gjithë botën mbarë.

Prandaj, sot qëndron vetëm një thirrje: “Kuqezinj, edhe njëherë si një vit më parë!

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →