Ceremoni para takimit për katër lojtarët e tërhequr, Silvinjo fikson titullarët për të përsëritur suksesin kundër Çekisë…

ceremoni para takimit per kater lojtaret e terhequr silvinjo fikson titullaret per te perseritur suksesin kunder cekise

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet e fundit për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Çekisë.



Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit në stadiumin “Arena Kombëtare”, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe mbrojtësit Arlind Ajeti. Përveç drejtuesve të lartë të FSHF-së dhe ish-Ministrit të Brendshëm Taulant Balla që nuk kuptohet se me çfarë statusi qëndron deri në fund të stërvitjes së ekipit kombëtar, grupi kishte edhe një tifoz special.

Klaus Gjasula ishte i pranishëm në fillimin e seancës stërvitore. Mesfushori, i cili u tërhoq nga Kombëtarja shqiptare pas Europianit, takoi kështu kuqezinjtë në stadiumin ku do të luhet përballja. Ai pati edhe një përqafim special me trajnerin Silvinjo. Po ashtu i pranishëm ishte edhe Ermir Lenjani dhe Odise Roshi.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen kundër Çekisë.

TITULLARËT- Formacioni fitues nuk ndryshohet. Mesa duket ky do të jetë postulat i Silvinjos për këtë ndeshje. Edhe pse trajneri në konferencë për shtyp u shpreh se ka 2-3 lojtarë me probleme të vogla, nuk priten ndryshime në formacion. Kuqezinjtë me shumë mundësi do të luajnë si në Gjeorgji me Strakoshën në portë, Ajeti-Ismajli qendra e mbrojtjes, Mitaj dhe Balliu nga krahët. Ramadani, Asllani dhe Laçi në mesfushë dhe Asani, Bajrami dhe Tuci përpara.3PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →