Tremb Ernest Muçi, fantazisti lë përgjysmë stërvitjen! Ja çfarë ndodhi me 23-vjeçarin

tremb ernest muci fantazisti le pergjysme stervitjen ja cfare ndodhi me 23 vjecarin

Nëse flasim për një futbollist në formë te kuqezinjtë, padyshim që mendja na shkon tek Ernest Muçi. Pavarësisht asaj që ka bërë ndeshjet e fundit me klubin e tij, në Kombëtare gjërat janë ndryshe.



Muçi lë përgjysëm stërvitjen

Silvinjo sërish po e projekton për ta aktivizuar si zëvendësues. Gjithmonë nëse Ernest Muçi nuk ka asgjë shqetësuese, pasi stërvitjen e djeshme është detyruar ta ndërpresë. Për një moment gjatë testit brenda grupit u krijua panik në lidhje me rrëzimin e fantazistit.

Pasi mori një top dhe dribloi 2-3 lojtarë, Muçi goditi fort me të djathtën, por nuk arriti që të vendoste këmbën mbështetëse në tokë dhe u rrëzua direkt. Ai qëndroi shtrirë dhe stafi mjekësor dhe Silvinjo që ishte aty afër vrapuan drejt tij dhe të gjithë shokët u mblodhën për të kuptuar situatën.

Momenti kur Muçi qëndron shtrirë

Pas disa sekondash, Muçi çohet dhe fillon të ecë, por e kuptoi se nuk mund të vazhdonte dhe e ndërpreu stërvitjen. Stafi mjekësor do të bëjë vlerësimet e duhura dhe do të shihet nëse 23-vjeçari do të stërvitet sot me ekipin. Shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë gati për Çekinë.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →