“Çdo ditë mendoj për golin para se të fle”, Tuci nuk ndjen konkurencë: Nuk jemi këtu për veten, por për kombin

cdo dite mendoj per golin para se te fle tuci nuk ndjen konkurence nuk jemi ketu per veten por per kombin
cdo dite mendoj per golin para se te fle tuci nuk ndjen konkurence nuk jemi ketu per veten por per kombin

Shqipërinë e presin dy sfida të zjarrta më 16 dhe 19 nëntor. Kuqezinjtë do të provojnë gjithçka në një “Air Albania” të tejmbushur për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Indrit Tuci dhe Ylber Ramadani janë paraqitut sot përpara gazetarëve për të folur rreth takimit të parë për Kombëtaren, atë kundër Çekisë. Tuci nuk e ka fshehur lumturinë që ndjen për të debutuar në “Air Albania” përpara tifozëve kuqezi.

“Presion nuk kam, por kam qejf sepse është hera ime e parë që do të luaj në ‘Air Albania’ dhe stadiumi është sold out. Këtë e marr si motivim dhe jo presion. Nëse trajneri më beson, jam gjithmonë i gatshëm ta bëj punën time”.

Sa do na ndihmojë fakti që ti e njeh Çekinë?

“I njoh mirë sepse kanë një stil loje që edhe ne e pamë në ndeshjen e parë. Janë fizikë, luajnë me topa të gjatë, do të bëjmë ç’është e mundur që t’i ndalojmë dhe të jemi më luftëtarë në topat e dytë. Ata kanë një sulmues të gjatë dhe duhet ta mbulojmë sa më mirë dhe shpresoj që ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, t’i neutralizojmë, të bëjmë një ndeshje të njëjtë dhe të kënaqim tifozët”.

Gjendja fizike

“Besoj që jam gati. Kam bërë të gjitha testet dhe analizat dhe më kanë dalë mirë. Mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël, por s’do të thotë asgjë. Këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka”.

Çfarë prisni të ndryshojë skuadra në ndeshjen ndaj Çekisë?

“Nuk janë pak tre gola në 4 ndeshje. Po t’i shikojmë ekipet e tjera, kanë shënuar sa ne. Gjeorgjia ka bërë më mirë se ne. Ne kemi 6 pikë aq sa kanë edhe dy ekipet e tjera. Nuk ka rëndësi sa gola shënon, nëse fiton ndeshjen 1-0, merr tre pikët dhe e ke kryer punën. Dëshira jonë është që të shënojmë gola dhe besoj se do t’ia dalim me sukses sepse po stërvitemi mjaft mirë”.

‘Konkurrenti’ juaj në Kombëtare?

“Kam ardhur në Kombëtare që të japim më të mirën. Këtu nuk jemi në klub, ku mund të mërzitesh se pse nuk luan. Kombëtarja është komplet ndryshe, nuk je këtu për veten. Je për kombin, për emblemën. Duhet të japim maksimumin, aq minuta sa je në fushë”.

‘Debutimi’ në ‘Air Albania’ dhe a e ke menduar golin? 

“Çdo ditë e mendoj. Para se të shkoj të fle, e mendoj golin dhe si mund ta shënoj. Objektivi im është që të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin. Goli është i mirëseardhur nëse vjen.

Vetëm të luaj para tyre është ndjenjë e veçantë dhe shpresoj shumë që ta shënoj golin. Nuk ka rëndësi për mua. Nëse e shënon Ramadani, do jem dyfish më i lumtur”, ka deklaruar Indrit Tuci./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →