Ndeshje e veçantë për të nderuar ditën e flamurit, Ballkani fton shqiptarët të bashkohen në Dyzeldorf

ndeshje e vecante per te nderuar diten e flamurit ballkani fton shqiptaret te bashkohen ne dyzeldorf
ndeshje e vecante per te nderuar diten e flamurit ballkani fton shqiptaret te bashkohen ne dyzeldorf

Ballkani ka vendosur të nderojë sportivisht muajin e veçantë për shqiptarët, atë të ngritjes së flamurit kombëtar. Kampionët e Kosovës do të zhvillojnë një takim miqësor me Kosova Dyzeldorf më 17 nëntor, duke nisur nga ora 14:30. Klubi Ballkani ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se kjo ndeshje e Superkupës Kosovë-Diasporë do të shërbejë për fuqizimin e lidhjes shpirtërore e vëllazërore mes shqiptarëve.

“Tifozë të dashur të kampionit të Kosovës, gjithandej ku ka shqiptarë. Nëntori është muaji që ngërthen në vete etapa shumë të rëndësishme kombëtare. Kemi kënaqësinë dhe nderin që pikërisht në prag të festës së Flamurit Kombëtar, daljes në skenë të Ushtrisë tonë të lavdishme Çlirimtare e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, të bëhemi bashkë në Düsseldorf të Gjermanisë me bashkatdhetarët tanë, për një festë sportive shqiptare.

Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni të dielen e 17 nëntorit, ku bashkë me klubin e njohur të shqiptarëve në mërgatë “Kosova Düsseldorf” do ta zhvillojmë ndeshjen revyale të Superkupës Kosovë – Diasporë. Ky duel futbollistik që na bashkon, e fuqizon edhe më shumë lidhjen shpirtërore e vëllazërore mes nesh, duke treguar edhe një herë si përherë, se shqiptarët janë gjithmonë bashkë, kudo ndodhen.  Shihemi të dielën në Düsseldorf, ta kthejmë në festë të vërtetë këtë përballje futbollistike”, ka njoftuar klubi Ballkani./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →