Lila është një nga befasitë e bukura të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe Edon Zhegrova është lojari i momentit për ta. Pas fitores kundër Atletikos së Madridit, që u vendos nga një gol i tij, sulmuesi shqiptar festoi në dhomën e zhveshjes me flamurin kombëtar kuqezi dhe me plis. Një veprim që ka krenuar edhe babain e tij. Në dokumentarin e kryer nga “Sports show” në “Klan Kosova”, Lulzim Zhegrova ka thënë se është ndjerë mjaft i kumtur kur ka parë djalin e tij të festonte me simbolet kombëtare.
“Ne i kemi dy shtete. Kemi shtetin e Kosovës, kemi edhe shtetin e Shqipërisë. Jemi shqiptarë të gjithë dhe mburremi që i kemi dy shtete. Jam shumë i lumtur që e ka bërë këtë festim, se çdo herë me flamurin e Kosovës, por edhe me flamurin e Shqipërisë nuk bën dallim. Shoh shumë komente që thonë se pse këtë apo me atë flamur. Këto ndasi nuk ia vlen të bëhen”, ka thënë Lulzim Zhegrova./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news