Ngjarje e rëndë, futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik

ngjarje e rende futbollisti 22 vjecar nderron jete pas aksidentit automobilistik

Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë. Bëhet fjalë për Marko Angulon.



22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante LDU Quito shprehi ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”

Angulo i ishte bashkuar LDU Quito-s si huazim nga Cincinnati i MLS në fillim të këtij viti, duke shfaqur potencialin e tij në fushën e kryeqytetit që nga marsi.

ngjarje e rende futbollisti 22 vjecar nderron jete pas aksidentit automobilistik

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →