Barcelona është padyshim një nga skuadrat me formën më të mirë të momentit. Katalanasit janë shndërruar në një ekip të frikshëm nën drejtimin e Hansi Flikut. Goleadat janë kthyer në një rutinë për Barçën, që është bërë makthi i çdo skuadre.
Por duket se Real Sosiedadi e ka gjetur formulën anti-Barcelonë. Klubi bask fitoi mbrëmjen e djeshme me shifrat minimale 1-0 Por përpos humbjes, ajo që binte në sy për katalanasit ishte numri i goditjeve në portë. Asnjë goditje në kuadrat për Barçën në këtë përballje. Një statistikë e habitshme, duke marrë parasysh faktin se blaugranat kanë realizuar shumë goleada këtë sezon./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news