Anis Mehmeti ka realizuar një tjetër gol të bukur në Angli. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen që Norëich po realizon në transfertë ndaj Bristol City. Në minutën e 16 të takimit, Mehmeti ka realizuar golin e parë, me ndeshjen që vazhdon në shifrat 0-1. Pasi ka marrë topin në qendër të zonës, Mehmeti ka lëvizur bukur duke gënjyer kundërshtarët me lëvizjet e tij dhe në fund topi ka gjetur cepin e rrjetës.
Një lojtar që ka pasur jo pak luhatje në Championship dhe kjo është arsyeja se përse i ka munguar ftesa e Shqipërisë. Silvinjo e ka marrë në Kombëtare më parë, por futbollisti nuk ka gjetur vazhdimësinë. Kjo jo për shkak të cilësive të tij, pasi nëse flasim në aspektin e cilësive dhe driblimeve, vetëm Armando Broja mund ta kalojë Anis Mehmetin.
Por ky futbollist është shumë i shkujdesur sa i përket pjesës taktike, ka mungesë disiplinimi dhe shpeshherë e tepron duke kërkuar të bëj gjithçka i vetëm, për të shfrytëzuar talentin e tij, pa e njohur pasimin. E gjitha kjo ka bërë që Mehmeti të ulet në stol në shumë ndeshje te Bristol City dhe të shoh gjithmonë Shqipërinë nga televizori pasi nëse flasim për pjesën sulmuese, ky lojtar nuk e ka një të dytë duke përjashtuar Brojën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news