“Analistët nga La Masia erdhën dhe më thanë”, Xavi tregon si e zbuloi Lamine Yamal: Është një djalë 14-vjeç që po na çmend…

analistet nga la masia erdhen dhe me thane xavi tregon si e zbuloi lamine yamal eshte nje djale 14 vjec qe po na cmend
analistet nga la masia erdhen dhe me thane xavi tregon si e zbuloi lamine yamal eshte nje djale 14 vjec qe po na cmend

Edhe pse është vetëm 17 vjeç, Lamine Yamal është tashmë një nga futbollistët më të mirë në botë, sipas shumëkujt. Kjo perlë u zbulua nga Xavi Hernandez dhe ish-trajneri i Barcelonës shpjegoi se si ndodhi.

“Për herë të parë kam dëgjuar për Lamine Yamal kur mora Barcelonën. Analistët nga La Masia më vunë në dukje fillimisht dhe më pas ndihmësit e mi Sergio Alegre dhe Oscar Hernandez. Më thanë se është një djalë me origjinë marokene në La Masia që është fantastik”, thotë Xavi dhe vijon:

“Ai ishte vetëm 14 vjeç, por fillova ta ndiqja dhe e pashë që ishte i veçantë. Në vjeshtën e vitit 2022 vendosa ta ftoja në seancat stërvitore të ekipit të parë. Është një i ri i jashtëzakonshëm me një talent të madh. Ai e kupton lojën në mënyrë perfekte, pothuajse gjithmonë merr vendimet e duhura dhe shkëlqen, është i pozicionuar. E do futbollin, duke pasur parasysh potencialin që ka, është shumë i përulur dhe është gjithmonë i qeshur”, tha Xavi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →