Silvinjo ktheu Baren në Kombëtare, trajneri i Saragozës jep lajmin e keq: Nuk është as për grumbullim

silvinjo ktheu baren ne kombetare trajneri i saragozes jep lajmin e keq nuk eshte as per grumbullim

Keidi Bare është kthimi i madh i trajnerit Silvinjo në listën e Kombëtares shqiptare. Mesfushori është zhdukur nga listat kuqezi që kur Silvinjo vendosi ta linte jashtë Euro 2024, por pas një starti të mirë të edicionit me Real Saragozën ku u transferua gjatë verës, ai më në fund rifitoi vendin e tij në radhët e ekipit kuqezi.



keidi bare

Për fat të keq, lojtari është prej dy javësh i dëmtuar dhe ndonëse është në listën kuqezi, mundësitë janë shumë të mëdha që të vijë në Shqipëri vetëm “për vizitë”. Kjo shihet nga fjalët e sotme të trajnerit të Saragozës, Viktor Fernandez, në konferencë për mediat. Ai ka theksuar se nuk ka grumbulluar Baren për sfidën e kampionatit në fundjavë, pasi ai nuk është gati as për të qenë në stol.

silvinjo ktheu baren ne kombetare trajneri i saragozes jep lajmin e keq nuk eshte as per grumbullim

“Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, shpjegoi ai. Një mesazh i qartë se Bare nuk ishte ende në formë për t’u stërvitur, e jo më për të luajtur, duke paralajmëruar se edhe këtë radhë, mesfushori nuk do të luajë një rol në radhët e Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →